I dënuar për vrasje, ndërron jetë i burgosuri në QSUT

Një i moshuar, i cili është dënuar për veprën penale “vrasje me dashje”, ka ndërruar jetë mesditen e kësaj të hënë, 25 maj, në ambientet e QSUT-së.
Pas rëndesës së tij shëndetësore, ai u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është transferuar në QSUT për trajtim të specializuar, ku dhe ndërroi jetë. Nga informacioni paraprak mjekësor, i moshuari ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Shtetasi A.B., 73 vjeç, ishte transferuar në IEVP Lezhë më 27 nëntor 2021, me masë mjekimi të detyruar.
Nga
Telegrafi
46 minuta më parë










































