Hysi ndali Ferizajn

Vendasit e kanë nisur shumë mirë takimin, derisa kanë kaluar në epërsi 1:0 në minutën e 16-të me golin e Florent Çitaku.
Pas golit të pranuar, mysafirët janë munduar ta barazojnë rezultatin, por nuk kanë arritur ta dërgojnë topin në rrejt.
Kurse, në minutën e 49-të Ferizaj ishte shumë afër golit të barazimit, por Shkëmbim Salihu nuk ishte i saktë nga pika e bardh.
Derisa Ferizajasit kërkonin golin e barazimit, skuadra e Hysit realizoi për 2:0 me golin e Mentor Zhdrellës, i cili realizoi në minutën e 64-të nga pika e bardhë.
Ndërkohë, në minutën e 78-të Astrit Fazliu zvogëloi avantazhin e vendasve në 2:1 me të cilin rezultat përfundoi edhe takimi.
Pas kësaj fitore skuadra e Hysit ka tubuar 24 pikë sa ka edhe Llamkos Kosova, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse, Ferizaj mbetet në kuotën e 21 pikëve.
Ndërsa, katër ndeshjet tjera do të luhen të mërkurën, derisa takimi i fundit i kësaj xhiroje do të zhvillohet të enjten. /Express/Telegrafi/
Raiffeisen Superliga – Xhiroja e 13-të
E mërkure
Drita-Fushë Kosova
Llamk.Kosova-Trepça 89
Trepça-Drenica
Hajvalia-Besa
E enjte
Prishtina-Ferronikeli
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 14:00




















































