LAJMI I FUNDIT:

Hyseni i reagon Bulliqit: Viktimizimi i bazuar në shpifje, nuk duhet të jetë arsyetim për humbje të një gare të pastër dhe korrekte

Hyseni i reagon Bulliqit: Viktimizimi i bazuar në shpifje, nuk duhet të jetë arsyetim për humbje të një gare të pastër dhe korrekte

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të kundërkandidatit të tij, aktualisht kryetarit të kësaj komune nga LVV, Shpejtim Bulliqi pasi që ky i fundit tha se LDK-ja po bënë fushatë denigruese ndaj tij.

Hyseni përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se në 600 takime me qytetarë anë e mbanë Llapit dhe Gollakut, asnjëherë nuk jemi marrë me kundërkandidatët.


“Asnjëherë nuk jemi marrë me shpifje personale e as me blerje të votave. Asnjëherë nuk kanë qenë në fokus të fushatës sime kundërkandidatët, edhe pse kundërkandidati në fjalë qysh në adresimin e parë, në debatin e parë të fushatës, ka nisur me sulme ndaj integritetit tim dhe të familjes sime. Integriteti i secilit prej nesh nuk ndërtohet gjatë fushatës zgjedhore por ndërtohet nga veprat tona gjatë tërë jetës. Për më tepër, akuzat e bëra mbrëmë nuk i kemi dëgjuar para publikimit të rezultatit të votimit në komunën e Podujevës. Viktimizimi i bazuar në shpifje nuk duhet të jetë arsyetim për humbje të një gare të pastër dhe korrekte”, ka shkruar Hyseni.

Bulliqi me akuza të rënda për LDK-në, thotë se publikuan fotografi kinse ai është me një femër
Lexo po ashtu Bulliqi me akuza të rënda për LDK-në, thotë se publikuan fotografi kinse ai është me një femër

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nuk është natyrën time të merrem me të tjerët, megjithatë jam i detyruar të reagojë pasi dje, unë dhe ekipi im, jemi apostrofuar si provomues të një fushate të ulët.

Unë dua të sigurojë të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe të Kosovës se unë dhe ekipi im gjatë tërë kohës kemi bërë një fushatë pozitive, të fokusuar në program dhe kemi dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.

Në rreth 600 takime me qytetarë anë e mbanë Llapit dhe Gollakut, asnjëherë nuk jemi marrë me kundërkandidatët. Për këtë mund të dëshmojnë afro 20,000 qytetarë që i kam takuar. Asnjëherë nuk jemi marrë me shpifje personale e as me blerje të votave. Asnjëherë nuk kanë qenë në fokus të fushatës sime kundërkandidatët, edhe pse kundërkandidati në fjalë qysh në adresimin e parë, në debatin e parë të fushatës, ka nisur me sulme ndaj integritetit tim dhe të familjes sime.

Integriteti i secilit prej nesh nuk ndërtohet gjatë fushatës zgjedhore por ndërtohet nga veprat tona gjatë tërë jetës.

Për më tepër, akuzat e bëra mbrëmë nuk i kemi dëgjuar para publikimit të rezultatit të votimit në komunën e Podujevës. Viktimizimi i bazuar në shpifje nuk duhet të jetë arsyetim për humbje të një gare të pastër dhe korrekte.

Unë ftojë të gjithë ata që kanë dëshmi për shkelje ligjore dhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor që t’i paraqesin dëshmitë pranë organeve të drejtësisë.

Unë siguroj qytetarët e komunës së Podujevës që edhe në raundin e dytë do të bëjë fushatë pozitive dhe të bazuar në program sepse në këtë mënyrë e fituam besimin e qytetarëve tanë me 17 tetor dhe jam i bindur se do ta fitojmë edhe me 14 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori