LAJMI I FUNDIT:

Hyseni premton se ‘Trepça’ do të jetë një

Hyseni premton se ‘Trepça’ do të jetë një

Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës” ka emëruar ushtrues të detyrës së drejtorit të “Trepçës” Miftar Hysenin, i cili ishte zëvendës i ish-drejtorit Ahmet Tmava, ndërkaq ministri i Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar se brenda dy javësh do ta procedojë në Qeverinë e Kosovës statutin e “Trepçës”.

Zhvillime pozitive janë shënuar në “Trepçë” pas zgjedhjes së Bordit Mbikëqyrës.

Bordi Mbikëqyrës, i cili udhëhiqet nga kryesuesi Ardian Syla, ka mbajtur një takim, në të cilin ka vendosur që ta emërojë ushtruesin e detyrës së drejtorit të “Trepçës”.

Bordi ka vendosur që këtë detyrë t’ia besojë ish-zëvendësit të Ahmet Tmavës, Miftar Hysenit, i cili është zotuar se menaxhmenti do të punojë pandërprerë dhe do të tregojë transparencë, llogaridhënie dhe përkushtim deri në rimëkëmbjen e “Trepçës”, shkruan Zëri.

Por edhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar dhe është duke punuar intensivisht për lëvizjen përpara të proceseve në “Trepçë” pas zgjedhjes së Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës” dhe është duke bashkëpunuar ngushtë me Bordin Mbikëqyrës të “Trepçës”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kanë mbajtur dy takime brenda pak ditësh me Bordin Drejtues të “Trepçës”, nga i cili janë njoftuar për zhvillimet e fundit në “Trepçë”.

Tani për tani punë e parë që duhet bërë është hartimi i statutit të “Trepçës” dhe procedimi në Qeveri e në Kuvendin e Kosovës.

Lluka ka njoftuar se brenda dy javësh do ta procedojë statutin për ndërmarrjen “Trepça” në Qeverinë e Kosovës. /Zëri /Telegrafi/