Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për realizimin e një tjetër investimi në fshatin Kokaj.

Sipas Hysenit, projekti kap vlerën rreth 560 mijë euro dhe parasheh asfaltimin e rrugës me dy shtresa.


Investimi synon krijimin e një rruge më të sigurt dhe më të përshtatshme për lëvizjen e përditshme të banorëve.

“Po e përmbushim një tjetër premtim për banorët e fshatit Kokaj”, ka shkruar Hyseni, duke theksuar vazhdimin e investimeve në infrastrukturën e kësaj zone. /Telegrafi/