Kamenica shpërndan 57 “Baby Box” në kuadër të mbështetjes për prindërit dhe fëmijët

Komuna e Kamenicës, ka njoftuar se ka shpërndarë 57 pako “Baby Box” për familjet përfituese, në kuadër të mbështetjes për prindërit dhe fëmijët.
Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë edhe nënkryetarja e Komunës, Arta Bajralija, të cilët uruan familjet për ardhjen në jetë të fëmijëve, si dhe prindërit që janë ende në pritje.
Rahimaj bëri të ditur se ky është grupi i tretë i përfituesve të “Baby Box” gjatë këtij viti. Sipas tij, qëllimi i kësaj skeme është t’ua lehtësojë familjeve fillimin e një kapitulli të ri pas lindjes së fëmijës.
Pakoja ka vlerë rreth 350 euro dhe përmban produkte të ndryshme për foshnjat dhe nënat, përfshirë veshmbathje për bebe nga pambuku organik dhe produkte higjienike. Një nga risitë e pakos është edhe kamera për monitorimin e bebes.
Nënkryetarja Arta Bajralija ka theksuar se mbështetja për familjet dhe fëmijët mbetet një nga prioritetet e Komunës së Kamenicës.
Me shpërndarjen e 57 pakove të reja, vazhdon të rritet numri i familjeve të mbështetura përmes skemës “Baby Box” gjatë këtij viti. /Telegrafi/





































