LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Pa sistem të informimit shëndetësor nuk mund të ketë sistem të sigurimeve shëndetësore

Hyseni: Pa sistem të informimit shëndetësor nuk mund të ketë sistem të sigurimeve shëndetësore

Ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë Dr. Ekrem Hyseni, kandidat për deputet nga LDK-ja, ka thënë se lista e barneve esenciale në Kosovë është më e varfëra në rajon.

Hyseni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se pa sistem të informimit shëndetësorë nuk mund të ketë sistem të sigurimeve shëndetësore.


Ai ka thënë se fondi i sigurimeve shëndetësore është shumë kompleks dhe nuk mund të implementohet vetëm nga një qeveri apo një mandatë, përcjell Telegrafi.

“Është shumë me rëndësi të shtohen shërbimet shëndetësore dhe besueshmëri në këto shërbime. Çka e matë besueshmërinë? Është shumë e thjeshtë. Ne kemi shumë shërbime që ofrohen në institucione publike të shëndetësisë e nga ana tjetër kemi shumë pacientë që ikin për shërim jashtë vendit për të njëjtat shërbime”, tha ai.

Zyrtari i LDK-së duke folur për çmimet e barnave ka thënë se shumë produkte janë liruar pasi iu ka skaduar patenta.

“Kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen. Produktet e patentuara zakonisht e kanë çmimin dhjetëfish më shtrenjtë se sa në momentin kur iu skadon patenta. Tregu barnave ka nevojë për t’u rregulluar, por edhe konkurrenca e bën të vetën”, tha ndër të tjera  Hyseni.

Hyseni ka thënë se Ministri i Shëndetësisë mund të merret me çështje konkrete siç është largimi i pagesës për parkingun në QKUK./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Kalo në kategori