Ish-Koordinatori Nacional për dialog, Skender Hyseni, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i pari që i ka numëruar krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve prej vitit 1878 e tutje deri në luftën e vitit 1999.
Hyseni u shpreh se dialogu që po mbahet në Bruksel është një teatër dhe nuk ka asnjë rezultat nëse vazhdohet kështu.
“Pashë një ekzaltim të cilin nuk e kuptova. Një ekzaltim i masës që po i bën nder palës serbe pa e ditur. Ne e dimë se Vucic është një aktor. Aktrimi i Vucic po ka efekt edhe në Kosovë. Edhe Vucic edhe zoti kuti në Bruksel po shkojnë për të kënaqur votuesit e tyre. Nuk po shkojnë të bëjnë dialog dhe nuk po shkojnë të kërkojnë zgjidhje. Paradoksalisht ata ndajnë të njëjtën dëshirë për këtë dialog. Kjo nuk është dialog por është një teatër. Po bëhet ekskluzivisht për konsum të brendshëm. Edhe Kurti edhe Vucic në Bruksel po bëjnë fushatë parazgjedhore”, tha ai në T7.
Tutje Hyseni tha se Kurti nuk është i pari që u përmendi krimet Serbisë në dialog. Ai thotë se vet e përmendi Toplicën para 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Po ashtu pashë një ekzaltim të pakuptueshëm ku ky vend thuajse ka pritur Kurtin që të thotë se ka ndodhur Toplica më 1878, ka ndodhur Cubriloviqi tri herë, reforma agrare dhe spastrimi i pastër etnik. Këto janë thënë disa herë në dialog. Tash off the record nuk dua të tregohem modest. Më 2010-tën ja kam thënë në Këshill të Sigurimit para 15 anëtarëve. Përplasjen më të egër me Dacicin e kam pasur për Toplicën dhe spastrimin etnik”.
“Ai kërkonte të ktheheshin serbët e larguar nga Kosova. Natyrisht aty kam kërkuar që të më lejoeht që të mbajë një ligjeratë një orëshe dhe kam filluar prej vitit 1878. Kam thënë se do ta mbushim Toplicën me shqiptarë. Edhe me hartë cuditërisht ai rajon ka ngjashmëri me Kosovën. Por Kurti po arrin t’i përdorë shumë mirë këto për të kënaqur armatën e tij që e ka këtu. Mund të them se ai është një mashtrues shumë i mirë”, shtoi Hyseni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE