Bartja e mjeteve buxhetore të mbetura nga vitet 2023 dhe 2024 vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur në Komunën e Gjilanit, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të ekzekutivit komunal për ta adresuar atë.
Në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë dhe Financa(organ që përcakton rendin e ditës për seancën e Kuvendit Komunal), kjo çështje sërish nuk u përfshi në agjendë, duke prodhuar edhe një herë bllokadë institucionale.
Përkundër se një pjesë e bartjes është miratuar më herët, dy milionë e 937 mijë e 941 euro vazhdojnë të mbeten të paautorizuara për shpenzim. Këto mjete burojnë nga tejkalimi i të hyrave të planifikuara të viteve të kaluara dhe janë të destinuara për realizimin e projekteve kapitale, shumë prej të cilave tashmë kanë nisur ose janë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zbatim.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në një konferencë për media ka theksuar se ky bllokim po ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në realizimin e projekteve jetike për komunën.
Ai ka bërë thirrje që të paktën të votohet pjesa e mbetur e bartjes buxhetore, në mënyrë që të fillojnë projektet e reja dhe të mos ndërpriten ato që janë në zhvillim.
“Po kërkoj nga kuvendarët që së paku të votojnë pjesën tjetër të buxhetit të bllokuar, në mënyrë që të mund të fillojmë me projektet që ende nuk kanë nisur dhe të vazhdojmë me ato që janë në proces,” ka deklaruar Hyseni.
Hyseni ka potencuar se ndikimi i këtij ngërçi nuk është vetëm procedural apo institucional, por prek drejtëpërdrejt qytetarët dhe nevojat e tyre.
“Ky ngërç po ndikon drejtpërdrejt te qytetarët – bëhet fjalë për projekte jetike, për rrugë, objekte arsimore, infrastrukturë kulturore e sportive. Nuk është fjala për politikë, por për mirëqenien e qytetarëve tanë,” ka theksuar ai.
Në mesin e projekteve që rrezikojnë të mbesin pa u realizuar për shkak të moslejimit të bartjes së buxhetit janë ndërtimi i stacionit të autobusëve me vlerë 1 milion euro, rrugët në fshatin Kokaj dhe në lagjen Livadhet e Arapit, rruga kryesore “Nëna Terezë”, ndërtimi i Qendrës Kulturore-Artistike, renovimi i palestrës, ndërtimi i kuzhinës humanitare dhe qendrës së studentëve, si dhe projekti për shkollën e Mjekësisë, i cili është në pritje të zbatimit ndonëse marrëveshja është nënshkruar tashmë.
“Përderisa fondet ekzistojnë dhe janë të gatshme për t’u aktivizuar, mungesa e vullnetit politik për t’i futur në rend të ditës rrezikon që këto projekte të mos realizohen, duke lënë pas vetes vonesa të panevojshme dhe humbje të mundësive për zhvillim të qëndrueshëm komunal”, përfundoi Hyseni./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komuna e Kamenicës përfundon asfaltimin e disa rrugëve lokale në fshatin Kopernicë

Subvencionimi i fermerëve nga Komuna e Gjilanit, LDK: S’janë risi, shumë komuna veprojnë njësoj

Prokuroria e Gjilanit ndalon një person, ngrit tri aktakuza për vepra të ndryshme penale

Abdixhiku: Zgjedhjet janë zgjidhja përfundimtare, askush nuk e ka shumicën

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Investitori arab hoqi dorë nga ndërtimi në Ulqin?

Pamje nga takimi i Osmanit me Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn

“Nuk besoj që ka dal tym i bardhë”, Krasniqi: Më shumë problem politik sesa juridik, momenti që presidentja t’i drejtohet Kushtetueses

Osmani pas takimit me liderët politikë: Ekziston një disponim minimal, që do të rritet me kalimin e kohës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë