Komuna e Kamenicës ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve të “Kamenica Summer Fest 2026”, do të organizohet Panairi i Prodhimeve Vendore, i cili do të mbahet për dy ditë radhazi duke filluar nga nesër.

Sipas njoftimit, panairi do të hapet çdo mbrëmje nga ora 19:00 dhe do të bashkojë në një hapësirë të përbashkët prodhues vendorë, artizanë dhe krijues, të cilët do të prezantojnë produktet dhe punimet e tyre.


Komuna ka bërë të ditur se aktiviteti synon promovimin e prodhimeve vendore, traditës dhe potencialit ekonomik të Kamenicës, duke u ofruar qytetarëve dhe vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me cilësinë e produkteve lokale.

Po ashtu, Komuna ka ftuar qytetarët, bashkatdhetarët dhe mysafirët e “Kamenica Summer Fest 2026” që të vizitojnë panairin dhe të mbështesin prodhuesit vendorë. /Telegrafi/