LAJMI I FUNDIT:

Hysenaj: Gazetarët në Kosovë përballen me shumë vështirësi

Hysenaj: Gazetarët në Kosovë përballen me shumë vështirësi

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj duke folur në konferencën ndërkombëtare “Prishtina Media Days” ka thënë se viti 2016 në Kosovë është karakterizuar me situatën më të paqëndrueshme sa i përket mediave.

Hysenaj me këtë rast ka përmendur sulmin me bombë në objektin e RTK-së, si dhe rrahjet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.


Kryetari i AGK-së ka përmendur edhe iniciativën e presidentit dhe Ministrisë së Drejtësisë që të rikthehen nenet në Kodin Penal të Kosovës ku penalizohet fyerja dhe shpifja.

“Sa herë në Kosovë ka probleme politike liderët e caktuar shfrytëzojnë rastin t’i kërcënojnë gazetarët. Lajm pozitiv është tërheqja nga kjo  iniciativë”, tha Hysenaj.

Kërcënim tjetër sipas Hysenajt përbën sistemi i drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë dhe keqpërdorimi i rrjeteve sociale kanë krijuar situatë të pafavorshme për gazetarët.

Kryetari i AGK-së po ashtu tha se pak media në Kosovë respektojnë ligjin e Punës.

“Gazetarët në këto redaksi përballen me presion psikologjik, censurë dhe shantazhe të ndryshme nga pronarët. 40 për qind të gazetareve kanë ndërhyrje të drejtpërdrejta në përmbajtjen që ata prodhojnë. Pronarët kane biznese të afërta me politike tregu medial po përballet me kërcenim serioz sa i përket raportimit profesional”, tha Hysenaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori