LAJMI I FUNDIT:

Hynë në tunelet e uzinës së armëve në Poliçan, lirohen 4 shtetasit çekë, vazhdojnë hetimet

Hynë në tunelet e uzinës së armëve në Poliçan, lirohen 4 shtetasit çekë, vazhdojnë hetimet

4 shtetasit çekë të shoqëruar të dielën teksa fotografonin brenda uzinës së armëve në Poliçan do hetohen në gjendje të lirë.

Ata kanë pretenduar se janë turistë dhe janë ngatërruar në tunelet e ish-uzinës së armëve.


Por prokuroria e Beratit do të vijojë hetimet lidhur me incidentin.

Policia e Beratit sqaroi një ditë më parë se fillimisht në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Arrestimi i rusëve, policia: Përfundon hetimi, po ekzaminohen mjetet e sekuestruara
Lexo po ashtu Arrestimi i rusëve, policia: Përfundon hetimi, po ekzaminohen mjetet e sekuestruara

“Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm. Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke”, thotë policia.

Ngjarja në Poliçan pasonte incidentit të ndodhur në ish-uzinë e armëve në Gramsh ku dy shtetas rusë dhe 1 ukrainas tentuan të hyjnë mbrëmjen e së shtunës. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori