Punonjësit e Amazonit po bëjnë grevë në Gjermani për pagën dhe kushtet e punës në një përpjekje për të prishur tregtinë gjatë të “Black Friday”.

Greva përfshin rreth 2,500 njerëz, tha sindikata Verdi, dhe pritet të zgjasë deri të shtunën, duke prekur gjashtë struktura të shpërndarjes së kompanisë në të gjithë vendin.

Dalja është e fundit në një varg masash nga sindikata për të inkurajuar Amazon të pranojë marrëveshjet e reja të pagave për më shumë se 16 mijë punëtorët që janë të angazhuar në shtetin gjerman, shkruan newsweek.

Kjo vjen ndërsa Amazon u kërkua të respektojë të drejtat e stafit të saj ndërsa kompania hyn në periudhën më të ngarkuar tregtare përpara Krishtlindjeve.

Sa i përket masave të sigurisë COVID, Amazon tha se kishte bërë mbi 150 “ndryshime të rëndësishme të procesit” që nga fillimi i pandemisë COVID-19 dhe investoi mbi 800 milionë dollarë në sigurinë e punëtorëve përfshirë pajisjet mbrojtëse personale, pastrimin e zgjeruar, ndërrimet e shkallëzuara dhe fleksibël, rishikimet në stacionet e punës dhe zhvillimi i aftësive të brendshme të testimit kundër coronavirusit. /Telegrafi/