LAJMI I FUNDIT:

Hurma e parë erdhi para 111 vjetësh nga Jemeni në Shqipëri

Hurma e parë erdhi para 111 vjetësh nga Jemeni në Shqipëri

Në fshatin Kutuman të Librazhdit është kultivuar pema e parë e hurmës në Shqipëri.

Siç tregojnë banorët, një rrënjë e saj mbërriti nga Jemeni në vitin 1911 nga fermeri i zonës Adem Karaj, i cili në ato vite kishte emigruar drejt Stambollit.


“Isha e vogël, kam dëgjuar ka pas punuar një nga banor i fshatit në Stamboll. Pronari tij kishte sjell tre rrënjë. Dhe iu lut atij ti jepte një. Ai e solli këtu. Por i bujqësisë ka qenë gjyshi, ia bëri Yzmetin. Nuk e dinim çfarë është, nuk I dinim emrin. Kanë marrë një kokërr këto. Dhe e kanë çuar atje në kurbet dhe u kanë treguar emrin”, thotë një banor.

“Hurma shekullore. Është hurma e pare e Shqipërisë. Jam I kënaqur qe ajo te kujtohet. Hurma e parë që ka ardhur në Shqipëri. Ka ardhur para 1 shek nga Jemeni. Është një pemë që ka ardhur nga jashtë. E ngulën në atë kohë, bëri kokrra. Por nuk e dinin”.

Por sipas gojëdhënave, në atë kohë banorët e kësaj zone nuk kishin asnjë informacion për këtë lloj peme.

“Si u rrit kjo. Kosovari i tha shumohet kjo. Më pas ajo u shpërnda në Shqipëri, Kosovë, edhe ngeli hurma e parë nga kjo. Duhet të jetë një kujtese dhe duhet të mbahet mend nga të rinjtë. Ta dinë që në Shqipëri ka hyrë kjo”, shton një tjetër banor.

Fermeri Kujtim Kujtila tregon se pas mbjelljes së rrënjës së parë, banorët e kultivuan atë edhe në zona të tjera.

“Përmes shartimit, banorët e kultivuan edhe në Elbasan, e qytet të tjera”, thekson Kujtila.

Nuri dhe Bukrie Kamolli shpresojnë që të rinjtë të mësojnë më shumë rreth historisë së kësaj peme. /ABC News/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori