LAJMI I FUNDIT:

Hungaria thotë se BE-ja nuk duhet të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Kievin

Hungaria thotë se BE-ja nuk duhet të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Kievin

Hungaria beson se Bashkimi Evropian nuk duhet të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën – dhe në vend të kësaj duhet t’i ofrojë asaj një lloj “partneriteti të privilegjuar”.

Qëndrimin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të tij.


BE rekomandon nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Ukrainës kur "të plotësohen kushtet e jashtëzakonshme"
Lexo po ashtu BE rekomandon nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Ukrainës kur "të plotësohen kushtet e jashtëzakonshme"

Kjo vjen pasi ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, tha se Kievi nuk ishte ende i përshtatshëm për anëtarësim dhe mund të sjellë konfliktin në bllok.

Vendet e Unionit do të vendosin muajin e ardhshëm nëse do të pranojnë një rekomandim nga Komisioni i BE-së që ta ftojë Kievin për bisedime pasi të përmbushë kushtet e pazgjidhura. Ai kërkon mbështetjen nga të 27 shtetet anëtare.

Ministrja e Ukrainës për Integrimin Evropian beson se vendi do të jetë në gjendje të kapërcejë kundërshtimin e Hungarisë ndaj ofertës së saj, raporton skynews.

“Çdo vend që merr një vendim të ndërgjegjshëm politik, para së gjithash, për të bllokuar vendimin në lidhje me Ukrainën, do të gjejë një arsye [për ta bërë këtë]”, tha Olha Stefanishyna.

Komisioni Evropian prezanton planin e ri për Ballkanin Perëndimor: Gjashtë miliardë euro grante dhe kredi
Lexo po ashtu Komisioni Evropian prezanton planin e ri për Ballkanin Perëndimor: Gjashtë miliardë euro grante dhe kredi

Ndryshe, në takimin e kolegjit të 27 komisionarëve evropianë të mërkurën, më 8 nëntor, u miratua paketa e zgjerimit, së bashku me raportet individuale të progresit për të gjitha shtetet e përfshira në këtë proces.

Për herë të parë, raportet e progresit u miratuan për dhjetë shtete që janë në këtë proces. Raportet u miratuan për gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – dhe për Moldavinë, Gjeorgjinë e Ukrainën. Po ashtu, Raport Progresi ende hartohet edhe për Turqinë, shtet që formalisht ende ka statusin e vendit kandidat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori