LAJMI I FUNDIT:

Humbni në peshë duke shikuar filma të frikshëm

Humbni në peshë duke shikuar filma të frikshëm

Shkencëtarët theksojnë se mund të humbni në peshë, duke qëndruar dhe shikuar film, por me të vetmin kusht që filmi të jetë i zhanrit horror.

Do të donit të humbnit në peshë, por kurrsesi të gjeni vullnet për të shkuar në palestër apo për të vrapuar?

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit humbin 113 kalori, derisa shikojnë një film në kohëzgjatje prej 90-minutash, përkatësisht njëjtë sa do të shkrinin gjatë një shëtitjeje gjysmë ore, transmeton Telegrafi.


Është zbuluar se filmat që shikuesit i mbajnë në frikë dhe panik ndihmojnë në shkrirjen e kalorive, sepse ndikojnë në rrahjen më të shpejtë të zemrës.

Për shembull, duke shikuar filmin “The Shining” mund të humbni rreth 184 kalori, ndërsa duke shikuar filmin “Jaws” shkrini 161 kalori, ndërsa 158 kalori do t’i shkrinit nëse shikoni filmin me titull “The Exorcist”.

“Duke shikuar filma të tillë vjen deri tek lirimi i adrenalinës të shkaktuar si pasojë e intervaleve të shkurtra të stresit apo frikës e me vetë këtë vjen deri tek shkrirja e kolorive”, thotë dr. Richard McKenzie. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori