LAJMI I FUNDIT:

Humbja drastike e peshës së Rebel Wilson – si e arriti këtë aktorja?

Humbja drastike e peshës së Rebel Wilson – si e arriti këtë aktorja?

Rebel Wilson po befason 9.6 milion ndjekësit e saj në Instagram me postimet e fundit ku tregon humbjen e madhe të peshës.

Ylli i ‘Pitch Perfect’ është transformuar plotësisht pasi ka filluar një udhëtim të ri shëndetësor dhe palestër.


40-vjeçarja mbishkroi foton: “Shumë gjëra në mendjen time, ah! Vajza beqare drejtë Super Bowl”, duke konfirmuar ndarjen e saj nga i dashuri miliarder Jacob Busch.

View this post on Instagram

A post shared by Rebel Wilson (@rebelwilson)


Por si humbi Rebel më shumë se 27 kilogram, pasi deklaroi vitin 2020 si “vit i shëndetit”? Në atë kohë, ajo shkroi në Instagram: “Për mua 2020 do të quhet ‘Viti i Shëndetit’”.

Ajo u tregoi adhuruesve të  saj peshën e synuar – 75 kilogram. “Edhe nëse duhet të zvarritesh drejt qëllimeve të tua, vazhdo – do t’ia vlej”, mbishkroi ajo një foto me tuta dhe sytjena.

Çfarë është plani i dietës Mayr Method?

Rebel më parë tha se ajo kishte përqafuar Mayr Method, teksa ushtron edhe me trajnerin e saj. Wilson arriti peshën e saj të synuar në nëntor të vitit të kaluar.

Plani përqendrohet në zorrën tuaj dhe sesi ushqimet që hani në fund të fundit ndikojnë në sistemin tuaj të tretjes.

Dieta nuk kontrollohet nga kaloritë, por do të mësoheni si të përtypni ushqimin tuaj dhe do të inkurajoheni të hani ngadalë. Njerëzit që ndjekin planin do të hanë vaktin e tyre më të madh në mëngjes dhe vaktin më të vogël në kohën e darkës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori