LAJMI I FUNDIT:

Humbi për 21 orë në det, turistja që lundroi me dyshekun e gomës u gjet e ‘fërguar’ nga dielli (Foto)

Humbi për 21 orë në det, turistja që lundroi me dyshekun e gomës u gjet e ‘fërguar’ nga dielli (Foto)

Turistja që humbi në det për 21 orë, është gjetur duke lundruar mbi dyshekun e gomës, teksa ishte ‘fërguar’ nga dielli, por gjallë dhe me vetëdije të plotë.

Olga Kuldo është shpëtuar nga forcat e rendit, që po kërkonin për emigrantë ilegalë nëpër brigjet e Kretës së Greqisë, transmeton Telegrafi.


Rusja nga Zelenograd, që kishte dalë për një freskim gjatë pasdites, ishte përfshirë në një rrymë të fuqishme ujore, që e ka dërguar shtatë milje nautike larg. Ajo ka lundruar gjatë tërë natës, ndërsa është djegur keq nga dielli të nesërmen.

Momenti i shpëtimit në det

Pamjet e realizuara nga helikopteri, i tregojnë marinarët e anijes patrulluese, që i zgjasin një litar për t’i ndihmuar që të ngjitet në bord.

Mungesa e Kuldo ishte lajmëruar nga burri dhe e bija saj, pasi nuk u kthye nga noti i pasdites. Në kërkim të saj dolën forcat e rendit, por që u gjet rastësisht nga njësiti që kërkonte emigrantë.

Kuldo në barkë, një ditë para se të humbte

Mësohet se ajo është në spital, duke u trajtuar për ekspozim dhe probleme të mundshme në zemër, ndërsa jeta saj është jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Fun
Kalo në kategori