LAJMI I FUNDIT:

Humbi jetën në aksidentin në Kroaci, 41-vjeçari ishte pjesë e Komandës së Forcës Ajrore shqiptare

Humbi jetën në aksidentin në Kroaci, 41-vjeçari ishte pjesë e Komandës së Forcës Ajrore shqiptare

Gazmir Korbi, vetëm 41-vjeç, humbi tragjikisht jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kroaci.

Ai ishte pjesë e Komandës së Forcës Ajrore shqiptare dhe ndodhej me leje të zakonshme, kur autobusi me të cilin udhëtonte u përmbys. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili në një postim në rrjetet sociale, shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të riut.


“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!“, ka shkruar Peleshi.

Gazmir Korbi ishte baba i dy fëmijëve.

Detaje nga rrokullisja e autobusit shqiptar në Kroaci ku vdiq një person – një grua ndodhet në gjendje kritike për jetën
Lexo po ashtu Detaje nga rrokullisja e autobusit shqiptar në Kroaci ku vdiq një person – një grua ndodhet në gjendje kritike për jetën

Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 23:43 të së shtunës në autostradën ndërmjet Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, ku një autobus me targa shqiptare u përmbys në rrugë. Për pasojë humbi jetën 41 vjeçari, i cili ishte pasagjer në autobus, ndërsa 9 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Shkaqet e aksidenit nuk dihen ende, teksa autoritetet në Kroaci kanë nisur hetimet.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori