LAJMI I FUNDIT:

Humbi jetën me djalin në aksident në Berat, nëna 25-vjeçare kishte vetëm 20 ditë me patentë

Humbi jetën me djalin në aksident në Berat, nëna 25-vjeçare kishte vetëm 20 ditë me patentë

Një ditë pas aksidentit tragjik, ku nënë e bir humbën jetën pas rënies në lumin Osum, Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”, ku makina që po drejtonte 25-vjeçarja ra në lumë.

Një nga specialistët, punonjës i mirëmbajtjes në Bashkinë Berat, Kosta Angjeliu shprehet se kangjellat në anë të trotuarit kanë funksion mbrojtës për këmbësorët, jo për automjetet.


Ai thotë se barrierat metalike vendosen vetëm në rrugë nacionale, autostrada dhe jo në mes të qytetit.

Makina bie nga ura, humb jetën nëna me djalin në Berat
Lexo po ashtu Makina bie nga ura, humb jetën nëna me djalin në Berat

Sipas burimeve nga Policia Rrugore në Berat mësohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar me mjetin pasi sipas burimeve po të ekspertëve qarkullimit 25-vjeçarja kishte vetëm 20 ditë që kishte marr patentën.

Ndërsa sipas ekspertizës mjeko-ligjore vdekja është shkaktuar nga mbytja, pas një qëndrimit për një kohë të gjatë në ujë.

25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj humbi jetën një ditë më parë me të birin, teksa po ktheheshin nga shkolla, por për fat të keq makina me të cilën po udhëtonin përfundoi në Lumin Osum.

Qytetarët bënë përpjekje për t’i nxjerrë nga makina, pasi kjo e fundit përfundoi në lumë, por pa rezultat, pasi fatkeqësisht nënë e bir u mbytën. /Report Tv/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori