LAJMI I FUNDIT:

Humbi garën për kryetar të Junikut, Kuçi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës së AAK-së

Humbi garën për kryetar të Junikut, Kuçi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës së AAK-së

Kryetari i deritashëm i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, pas humbjes së garës në balotazh për edhe  një mandat në krye të komunës, ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të Degës së AAK-së në këtë komunë.

Reklama

Kuçi, përmes një postimi në Facebook, pas ia ka falënderuar votuesit, ka thënë se  rezultati në zgjedhje është përgjegjësi  e tij, prandaj ka dhënë dorëheqje të  parevokueshme nga pozita e  kryetarit të Degës së AAK- së.

“Rezultati në zgjedhje, ekskluzivisht është përgjegjësi  e imja dhe e askujt tjetër prandaj i vetëdijshëm për këtë, unë jap dorëheqje të  parevokueshme nga pozita e  kryetarit të Degës së AAK- së, me qëllimin më të mirë që Dega të drejtohet nga një frymë e Re, e që jam i bindur se Degës sonë në Junik nuk i mungon, përkundrazi potenciali që e kemi ngritur bashkarisht është shumë i madh dhe qëndron në lartësinë e duhur”, ka shkruar Kuçi, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Kuçit:

“Të dashur qytetarë të Junikut,

Bashkëvendas të respektuar!

Më lejoni që fillimisht të ju falënderoj për besimin që keni treguar me vite të tëra, në radhë të parë ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe mua si kryetar i Degës dhe kryetar i Komunës për 12 vjet me radhë, duke na bërë fitues (zgjedhje lokale dhe nacionale) në më shumë se 9 procese zgjedhore, pra, që nga viti 2009 e tutje!

Natyrisht se kjo besnikëri dhe punë e palodhshme e juaja e përshkuar me ndershmërinë më të lartë meriton konsideratën dhe respektin e përjetshëm. Prandaj nuk hezitoj ta them hapur se për të gjitha sukseset e arritura sot e 12 vjet për ta bërë Junikun tonë më të mirë e më të bekuar, ua dedikoj Juve, qytetarë të dashur, sepse e them pa modesti, ju jeni motivi dhe kryefjala e suksesit dhe të arritura të admirueshme të Komunës sonë të Re.

Rezultati i publikuar nga KQZ, tregon që ne nuk kemi fituar në garën për kryetar të Junikut. Ndaj, unë edhe njëherë dua t’i falenderoj nga zemra të gjitha strukturat drejtuese të Aleancës për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm, aktivistët e simpatizantët tonë besnik, dhe gjithë qytetarët junikas, për kulturën e lartë dhe maturinë e treguar përballë një fushate të egër e linçuese ndaj meje dhe familjes sime. Koha ka për të dëshmuar këtë.

Faleminderit që na besuat  votën tuaj, duke na konfirmuar edhe kësaj radhe si partia e parë në Junik, përkundër rezultatit në  balotazh, të kampit rival, që ishin tri parti në koalicion të përbashkët (LDK, VV dhe PDK) përballë nesh, si parti e vetme!

Rezultati në zgjedhje, ekskluzivisht është përgjegjësi  e imja dhe e askujt tjetër prandaj i vetëdijshëm për këtë, unë jap dorëheqje të  parevokueshme nga pozita e  kryetarit të Degës së AAK- së, me qëllimin më të mirë që Dega të drejtohet nga një frymë e Re, e që jam i bindur se Degës sonë në Junik nuk i mungon, përkundrazi potenciali që e kemi ngritur bashkarisht është shumë i madh dhe qëndron në lartësinë e duhur.

Unë, ju siguroi se do të jemi si gjithnjë bashkë, sonte nesër e përgjithmonë në jetën përditshme, ne punë, në gëzime e  hidhërime, dhe në proceset e sfidat e  radhës!

Sepse Juniku ynë i zemrës qëndron mbi të gjitha.

Udhëheqjes së re të Komunës i dëshiroj punë të mbarë dhe suksese!

Zoti ruajt dhe bekoftë  qytetarët dhe komunën e Junikut !

Ju Faleminderit nga zemra!

I juaji përgjithmonë!”, ka shkruar Kuçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Lajme
Reagon Kurti pas sulmit terrorist para Parlamentit turk: Shërim të shpejtë policëve të lënduar

Reagon Kurti pas sulmit terrorist para Parlamentit turk: Shërim të shpejtë policëve të lënduar

Lajme
Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Lajme
​Mirëpritet propozimi i Osmanit që për Asociacionin të diskutohet me ShBA-në

​Mirëpritet propozimi i Osmanit që për Asociacionin të diskutohet me ShBA-në

Lajme
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Lajme
Kalo në kategori