LAJMI I FUNDIT:

Humbi betejën me COVID-19, familjarët tregojnë për punën e doktor Feti Hetemit dhe përballjen e tij me pandeminë

“Familja ime bëhuni krenar duke më kujtuar”, ishte porosia e fundit që internisti dhe nefrologu Feti Hetemi u la familjarëve, pasi humbi betejën me COVID-19, në gusht të vitit 2021.

Vajza e tij Arjeta Hetemi Zeqa, në një intervistë për Telegrafin ka rrëfyer për raportet me babin e saj, përkushtimin që kishte ai ndaj familjes dhe profesionit të tij.


“Si prind ka qenë prind i shkëlqyer, i përsosur e kemi pasur mbështetje dhe dorë të djathtë për gjithçka e sidomos kur ka qenë puna për studimet për shkollimin për avancimin tonë. Sidomos për neve vajzave. Mbarimit të shkollimit tonë dhe iu është gëzuar shumë dhe ato ishin momentet më të lumtura për të”, tregon ajo.

Dr.Feti Hetemi me familjen e tij

Sipas saj doktori i respektonte shumë pacientët e tij dhe iu ndihmonte atyre, duke ua bërë më të lehtë kumtimin e lajmit për sëmundjet e tyre.

“Doktori ishte shumë parimor dhe shumë principial. Gjithmonë i ka respektuar oraret dhe i priste pacientët dhe fliste shumë me ta . Ka qenë shumë i dashur dhe të gjithë pacientët e kanë dashur”, tha Hetemi-Zeqa.

Arjeta thotë se dr. Hetemi e donte me çdo qelizë profesionin e tij duke ia kushtuar edhe jetën.

“Ai e ka dashur me çdo qelizë të tij profesionin, ia ka kushtuar jetën dhe madje edhe momentet e fundit të jetës së tij kur edhe e bëri sakrificën e vet sublime për ta mbrojtur popullatën”, pohoi ajo.

Dr. Feti Hetemi, gjatë kohës kur ishte duke shërbyer në spital në fillimin e pandemisë COVID-19

Ndërkaq Arjeta tregon po ashtu se si dr. Fetiu e kishte ditur që nëse e atakon coronavirusi nuk do t’i mbijetonte shumë gjatë.

“Për babin ishte përfundimi fatal siç thoshte edhe ai vetë që nëse mua më prek COVID-19, e që ishte shumë e mundur sepse ishte tërë kohën më pacientët, ai thoshte se nuk do të mund t’i mbijetonte më jep më shumë se 3 ditë pasi kishte probleme shëndetësore”, tha ajo.

Medalja presidenciale e ndarë për dr.Feti Hetemin, nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Ajo po ashtu rrëfen edhe kohën kur ai ishte infektuar me COVID-19 dhe  pamundësinë për ta përqafuar dhe për t’i dhënë kurajo.

“U infektua, dhe me të nuk kishim komunikuar për muaj të tërë. Komunikonim përmes telefonit sepse ishte duke shërbyer në spital. Vendosa me shku për ta parë dhe atë ditë që unë shkova për ta parë ai vetëm se kishte filluar që t’i ndjejë simptomat dhe nuk mundëm me e përqafu, nuk mundëm as ta preknim, qëndronte në një skaj tjetër të oborrit ishte gushti dhe më tha se nuk po ndihet mirë, dhe se i dukej që  frymëmarrja po i  vështirësohej dhe mushkëritë nuk e kishin funksionin e duhur. Ai ishte mjek vetë dhe e dinte gjithçka si po shkonte”, tregon Hetemi-Zeqa.

Nefrologu, nuk kishte mundur t’i mbijetojë luftës me virusin dhe pas tre ditësh ai e kishte humbur betejën me të, duke e lënë kështu, familjen e tij shumë të pikëlluar që nuk ishin afër që t’ia mbanin dorën në momentet e fundit të jetës së tij.

“Për 3 ditë pas infektimit ai ka ndërruar jetë siç e dinte edhe ai vetë. E vendosën në Qendrën e Mjekësisë Sportive dhe aty nuk mundeshim ta shihnim fare, deri në momentin që na tregoi dikush që aty ekziston një dritare dhe shkuam e me vëllanë dhe nga aty komunikuam pak. Ne mundoheshim t’i jepnim forcë prej larg”, e kujton e mërzitur këtë rast Arjeta.

Porosia e fundit e doktorrit dhe mirënjohjet për punën dhe veprimtarinë e tij

E në fund të kujtimit për të Arjeta, tregon se çfarë do t’i kishte thënë babait të saj nëse do të ishte afër tij kur ai po e linte këtë botë.

“Ka qenë prind i përsosur dhe kisha deshtë me i thënë që gjithë jetën do të jemi krenarë për veprën e tij , gjithë jetën ballin lartë për një prind si ai”, përfundon ajo.

Në anën tjetër Oda e Mjekëve të Kosovës për Telegrafin ka bërë të ditur që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani në Kosovë nga ky virus kanë vdekur 20 mjekë.

“Ju njoftojmë se sipas të dhënave që ne kemi janë 20 mjekë të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19”, njofton OMK-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori