LAJMI I FUNDIT:

Humb kontrollin mbi timonin, kamioni “fluturon” nga rruga dhe përplaset në tobogan – shoferi arrin të kërcej para përplasjes (Video)

Humb kontrollin mbi timonin, kamioni “fluturon” nga rruga dhe përplaset në tobogan – shoferi arrin të kërcej para përplasjes (Video)

Shoferi i një kamioni në Krime mezi ka arritur ta shpëtojë kokën pas një aksident të frikshëm komunikacioni, edhe pse në shikim të parë dukej se gjasat që të del i gjallë dukeshin minimale.

Për arsye të panjohura, shoferi kishte humbur kontrollin mbi timonin e kamionit, që ka dalë nga rruga dhe ka thyer rrethojën mbrojtëse dhe ka përfunduar në një tobogan, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur kamioni lëshohet kodrës poshtë, dhe në një moment përplaset në tobogan.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, kurse shoferi i kamionit ka arritur të kërcej para se t’i “fluturonte” kamioni nga rruga. /Telegrafi/