Dje në orën 20:40 në SPB Shkup, nga Enti ndëshkimor përmirësues “Idrizovë” është paraqitur se i burgosur 38 vjeçar derisa ka qenë në qeli i është përkeqësuar.

Ai me automjetin e burgut të “Idrizovës” është dërguar në Kompleksin klinik “Nëna Terezë”, nga mjeku është konstatuar vdekja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është njoftuar edhe prokurori publike, ndërsa trupi është dhënë për autopsi. MPB punon në zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/