LAJMI I FUNDIT:

Hulumtuesi Gashi: Personat që përfitojnë grante janë shprehur më pak të interesuar të emigrojnë përsëri (Video)

Hulumtuesi  Gashi: Personat që përfitojnë grante janë shprehur më pak të interesuar të emigrojnë përsëri (Video)

Në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini është diskutuar për personat e kthyer në Kosovë nga vendet e Bashkimit Evropian të cilët u larguan në vitin 2014.

Gersi Gashi nga organizata “D4D” ka thënë se riintegrimi i të kthyerve është një proces që zgjat me vite dhe nuk mund të përfundojë për një vit.


Hulumtuesi në D4D ka thënë se në bazë të hulumtimeve të bëra tregohet se personat që përfitojnë nga grantet e ndryshme, shumë vështirë mund të marrin përsëri rrugën e migrimit ilegal.

Gashi ka thënë se në disa komuna procesi i riintegrimit të kthyerve është marrë me shumë seriozitet, ndërsa ka të tjera që pak interesohen.

Hulumtuesi në D4D ka thënë se në të kaluarën është gabuar me të rikthyerit pasi atyre në vend të krijimit të mundësive u janë dhënë para kesh.

“Por, më vonë kjo praktikë ndryshoi dhe në vend të parave të gatshme u është blerë pajisje. Por, edhe kjo praktikë ka dështuar pasi që me mbarimin e periudhës së monitorimit, ata kanë shituar pajisjet dhe kanë bërë para”, shprehet Gashi.

Haxholli: Procesi i riintegrimit të kthyerve më shumë po bëhet për shkak të liberalizimit të vizave (Video)
Lexo po ashtu Haxholli: Procesi i riintegrimit të kthyerve më shumë po bëhet për shkak të liberalizimit të vizave (Video)

Gashi ka thënë shteti tashmë është vonuar në përpilimin e politikave frytdhënëse për personat e larguar nga vendi e që më pas janë kthyer në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori