LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi i UNDP-së: Bie kënaqshmëria e qytetarëve për institucionet e Kosovës

Hulumtimi i UNDP-së: Bie kënaqshmëria e qytetarëve për institucionet e Kosovës

Rezultatet e anketës së Pulsit Publik të vjeshtës 2021organizuar nga UNDP, tregojnë një rënie të lehtë të niveleve të kënaqshmërisë me të gjitha institucionet e Kosovës krahasuar me anketën e zhvilluar në maj 2021, përveç se me Zyrën e Kryeprokurorit.

Niveli i kënaqshmërisë me performancën e ekzekutivit në hulumtimin e fundit të UNDP-së kapi vlerën 47.6%, çka përbën një ulje prej 11.5 % krahasur me anketën e majit 2021 kur kjo vlerë ishte 59.1%.


Niveli i regjistruar i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit është 53.2% (59.5% në maj 2021), ndërsa me punën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës është 55.5% (59.2% në maj 2021).

Niveli i kënaqshmërisë me Presidenten kapi vlerën prej 55.2%, krahasuar me shkallën e kënaqshmërisë prej 63.7% të regjistruar në maj 2021.

Ka pasur rritje të shkallës së kënaqshmërisë me Zyrën e Kryeprokurorit, me shkallë të kënaqshmërisë prej 34% (30.8% në maj 2021).

Janë rritur Indeksi i Demokratizimit dhe Indeksi i Besueshmërisë Ekonomike në krahasim me anketat paraprake.

Një numër pak më i ulët i të anketuarve janë të gatshëm të protestojnë për arsye politike në periudhën tetor-nëntor 2021 sesa në maj 2021 (36.7%).

Dëshira për të protestuar ka rënë sit e komuniteti shqiptar, poashtu edhe te ai serb, thuhet në matjet e UNDP-së.

Papunësia vazhdon të mbetet ndër preokupimet kryesore të qytetarëve të Kosovës.

Përmbledhja e Pulsit Publik bazohet në anketën e opinionit të realizuar nga 20 tetori deri më 4 nëntor 2021, me 1,306 të anketuar nga të gjitha komunitetet etnike në Kosovë. Të dhënat dhe treguesit nga anketa e opinionit zbërthehen sipas përkatësisë etnike dhe gjinisë në mënyrë që të sigurohen informata të detajuara mbi dallimet në perceptimet për problemet zhvillimore me të cilat përballen qytetarët në Kosovë/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori