LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi i “Finance Think” dëshmon se nxënësit në Maqedoni mësojnë për nota më të mira e jo për dituri

Hulumtimi i “Finance Think” dëshmon se nxënësit në Maqedoni mësojnë për nota më të mira e jo për dituri

Hulumtimi i kryer nga organizata qytetare “Finance think” tregon se mësimdhënësit të cilët përdorin metoda të diskutimeve dhe debateve kanë nxënës me arritje më të larta.

Konkluzioni nga hulumtimi i titulluar “Pesa në ditar – njëshe në PISA: Pesë prioritete për përmirësim të cilësisë në arsimin fillor” është ajo se në Maqedoni vazhdojnë të dominojnë metodat tradicionale të mësimdhënies, ku mësimdhënësi është përcjellës i diturisë, ndërsa nxënësi është vetëm pranues pasiv dhe sipas ekspertëve të arsimit, pikërisht këtu duhet të kërkohen shkaqet për notat e ulëta në testet e PISA-s.

Sipas anëtares së Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave, Ana Micovska-Raleva, e cila është pjesë e ekipit hulumtues, rezultatet e analizës PISA tregojnë se motivimi i nxënësve është element kyç, se ato më së shumti mësojnë për nota të mira dhe për të kënaqur prindët e tyre, por jo për dije. Ndërsa mësimdhënësit, thotë ajo ndjehen të papërfshirë në reformat e arsimit por edhe të papërgatitur për ato ndryshime.

“Jam e brengosur për shkak të rezultateve të këqija në testet ndërkombëtare dhe mos ndërmarrjen e aktiviteteve për përmirësimin e aspekteve që kontribuojnë më së shumti në arritjen e këtyre rezultateve negative të cilat duhet të jenë temë me qasje serioze. Maqedonia deri më tani ka marrë pjesë në shumë matje ndërkombëtare me të cilat vërtetohet pozita e cilësisë së arsimit të Maqedonisë dhe procesi arsimor në krahasim me shtetet tjera që kanë arritje më të mira, si dhe cilët janë faktorët vendimtarë në arritje e rezultateve më të mira në këto teste, ku nxënësit nga Maqedonia ishin nën mesataren”, tha Ministrja e arsimit, Renata Treneska-Deskoska.

Si masë të parë që është ndërmarrë Treneska-Deskoska përmendi intervenimin në rritjen e buxhetit për vitin 2018. Ajo tha se shumica e sendeve që duhet të ndryshohen kanë të bëjnë me motivimin e nxënësve, por edhe të mësimdhënësve, me kreativitetin në punë dhe mësim, me nismat e ndryshe për ndjekje të trendeve bashkëkohore në arsim dhe shfrytëzimi i metodave bashkëkohore, duke cekur se për këto ndryshime nuk duhet ndryshim i ligjit, por ndryshim në qasjen ndaj procesit edukativo-arsimor dhe mentalitetit të pjesëmarrësve në këtë proces./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori