LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi i “ÇOHU” për naftën jo-cilësore në Kosovë, reagon Berjani: Përgjegjëse është MINT-i

Hulumtimi i “ÇOHU” për naftën jo-cilësore në Kosovë, reagon Berjani: Përgjegjëse është MINT-i

Më shumë se 60 për qind e qytetarëve të Kosovës mendojnë se cilësia e naftës nuk është aspak e mirë, sipas një hulumtimi të bërë nga organizata jo-qeveritare “ÇOHU”.

E përgjegjësi për rezultatet e këtij hulumtimi kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se duhet të japë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINT).


Në një prononcim për Telegrafin, Berjani tha se ky dikaster duhet të autorizojë më shumë laboratorë të naftës.

“Për këtë hulumtim përgjigje më së miri mund të japë MINT, se sa kontrolle gjatë monitorimit janë bërë. Apeloj ministrinë që të autorizojë edhe laboratorë të tjerë e jo vetëm një laborator ta mbajë monopolin”, u shpreh ai.

ÇOHU: Mbi 60 për qind e qytetarëve thonë se nafta nuk është cilësore në Kosovë
Lexo po ashtu ÇOHU: Mbi 60 për qind e qytetarëve thonë se nafta nuk është cilësore në Kosovë

Sipas Berjanit, derivatet e naftës në Kosovë janë po aq cilësore sa edhe në vendet e rajonit.

“Sa i përket cilësisë së derivateve në Kosovë barometër i cilësisë është qytetari, konsumatori. Si mbas informatave që kam, nuk ka pasur asnjë ankesë në Ministrinë e Tregtisë, në Departamentin e derivateve të naftës. Derivatet në Kosovë janë cilësore siç janë edhe në vendet e rajonit”, tha tutje ai.

Ndryshe sipas organizatës “ÇOHU”, MINT-i nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të garantuar cilësi më të madhe të derivateve në vend.

“Më shumë se 60 për qind e respodentëve kanë thënë se cilësia e derivateve të naftës nuk është aspak e mirë. Mesatarisht e mirë kanë menduar 27 për qind e respodentëve, ndërsa e mirë vetëm rreth 4 për qind e tyre. Në pyetjen se a kanë vërejtur përmirësim të cilësisë së naftës, viteve të fundit vetëm më shumë se 5 për qind prej tyre kanë thënë po, pak 21 për qind nuk kanë vërejtur përmirësim kanë thënë më shumë se 73 për qind të respodentëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Hulumtimi ka gjetur se gjatë vitit 2022, janë ndërmarrë disa veprime për ngritje të cilësisë së derivateve të naftës, por të cilat nuk kanë qenë të mjaftueshme.

“Kjo ndodhë për shkak se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të garantuar cilësi më të madhe të derivateve të naftës”, bëhet e ditur tutje.

Po ashtu, aty thuhet se qytetarët kanë thënë se kanë pasur defekte në automjetet e tyre për mungesë të cilësisë së naftës dhe benzinës. /Telegrafi/