LAJMI I FUNDIT:

ÇOHU: Mbi 60 për qind e qytetarëve thonë se nafta nuk është cilësore në Kosovë

ÇOHU: Mbi 60 për qind e qytetarëve thonë se nafta nuk është cilësore në Kosovë

Më shumë se 60 për qind e qytetarëve të Kosovës mendojnë se cilësia e naftës nuk është aspak e mirë.

Kështu thuhet në hulumtimin e ri të organizatës jo-qeveritare “ÇOHU”, duke shtuar se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të garantuar cilësi më të madhe të derivateve në vend.


“Më shumë se 60 për qind e respodentëve kanë thënë se cilësia e derivateve të naftës nuk është aspak e mirë. Mesatarisht e mirë kanë menduar 27 për qind e respodentëve, ndërsa e mirë vetëm rreth 4 për qind e tyre. Në pyetjen se a kanë vërejtur përmirësim të cilësisë së naftës, viteve të fundit vetëm më shumë se 5 për qind prej tyre kanë thënë po, pak 21 për qind nuk kanë vërejtur përmirësim kanë thënë më shumë se 73 për qind të respodentëve”, thekson “ÇOHU”, përcjell Telegrafi.

Hulumtimi ka gjetur se gjatë vitit 2022, janë ndërmarrë disa veprime për ngritje të cilësisë së derivateve të naftës, por të cilat nuk kanë qenë të mjaftueshme.

“Kjo ndodhë për shkak se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të garantuar cilësi më të madhe të derivateve të naftës”, thuhet në hulumtim.

Rriten çmimet e karburanteve, një litër naftë arrin deri në 1.52 euro
Lexo po ashtu Rriten çmimet e karburanteve, një litër naftë arrin deri në 1.52 euro

Po ashtu, aty thuhet se qytetarët kanë thënë se kanë pasur defekte në automjetet e tyre për mungesë të cilësisë së naftës dhe benzinës.

“Qytetarët në shumicë kanë thënë se kanë pasur defekte në automjetet e tyre për mungesë të cilësisë së naftës dhe benzinës. 64 për qind prej tyre kanë thënë se kanë vërejtur defekte, më shumë se 35 për qind kanë thënë se nuk i kanë vërejtur këto defekte. Ndryshimet që i kanë vërejtur te automjetet e tyre në mungesë të cilësisë, thonë të jenë performanca e dobët e automjetit, shpenzime më shumë, defekte në gjithë sistemin e naftës, dëmtime në motor, bllokim të filterit të naftës për shkak të naftës jo të filtruar mirë, ndërrim të shpeshtë të filterit të naftës, mungesë të fuqisë së motorit etj”, përfundon organizata. /Telegrafi/