LAJMI I FUNDIT:

Huawei do të prezantojë Watch 3 në muajin qershor

Huawei do të prezantojë Watch 3 në muajin qershor

Huawei do të zbulojë një orë të re inteligjente në muajin qershor.

Huawei do të zbulojë pajisje të reja me sistemin operativ HarmonyOS më 2 qershor, dhe midis tyre do të jetë një orë e re inteligjente e quajtur Watch 3.


Kompania nuk zbuloi detajet e orës inteligjente, por në rrjetin social Weibo publikoi ngacmime që e njoftonin atë, raporton gsmarena.

Dihet që Huawei Watch 3 do të mbështesë funksionin eSIM, që do të thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje të bëjnë thirrje përmes orës inteligjente pa pasur nevojë të përdorin një smartphone. Gjithashtu, kompania premtoi një bateri afatgjatë.

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në prezantimin e orës inteligjente, kështu që është e mundur që detajet e reja të “rrjedhin” deri atëherë. /Telegrafi/