LAJMI I FUNDIT:

Huawei do të lansojë serinë e telefonave që do të ofrojnë dërgimin e mesazheve me satelit

Huawei do të lansojë serinë e telefonave që do të ofrojnë dërgimin e mesazheve me satelit

Huawei ka prezantuar serinë Mate 50, para eventit të shtatorit të Apple me një veçori që pritet të ofrojë iPhone 14: aftësinë për të dërguar tekste përmes komunikimit satelitor.

Mate 50 dhe Mate 50 Pro do të jenë në gjendje të dërgojnë tekste të shkurtra dhe të përdorin navigimin falë rrjetit satelitor global BeiDou të Kinës, duke lejuar komunikimin në zona pa sinjal celular, transmeton Telegrafi.


Nëse ndiheni sikur po dëgjoni shumë për komunikimin e bazuar në satelit këto ditë, është se T-Mobile dhe SpaceX kanë njoftuar një partneritet që synon të sjellë këtë veçori te abonentët e T-Mobile nëpërmjet satelitëve Starlink. Dhe thashethemet për veçorinë e mesazheve satelitore të Apple janë duke qarkulluar që nga viti i kaluar.

Në të gjitha këto raste, teknologjia ka të ngjarë të jetë e kufizuar, të paktën në fillim. T-Mobile thotë se sistemi i tij do të lejojë mesazhe me tekst dhe madje edhe me imazhe, por thirrjet zanore dhe të dhënat nuk do të vijnë deri më vonë.

Bazuar në përshkrimin e sistemit të Huaweit, duket se telefonat Mate 50 do të jenë në gjendje të dërgojnë tekste me satelit por nuk do të jenë në gjendje t’i pranojnë ato mesazhe. /Telegrafi/