LAJMI I FUNDIT:

Huawei së shpejti vjen me Mate 40 dhe Mate 40 Pro

Huawei së shpejti vjen me Mate 40 dhe Mate 40 Pro

Huawei ka postuar në Twitter se do të zbulojë serinë e re të Mate 40 në 22 tetor. Gjasat janë që ky do të jetë telefoni i fundit i cili do të vijë me procesorin Kirin – të paktën për të ardhmen e afërt – për shkak të presionit të vazhdueshëm ekonomik nga SH.B.A.

Richard Yu, CEO i njësisë së biznesit të konsumatorëve të Huawei, tha në një konferencë në 7 gusht se “ky vit mund të jetë gjenerata e fundit e procesorëve Huawei Kirin”.


SHBA e ka akuzuar Huawei për krijimin e ‘dyerve të pasme’ në infrastrukturën e rrjetit të saj, gjoja për të ndihmuar përpjekjet e spiunimit të qeverisë kineze. Huawei ka mohuar akuzat e administratës Trump për spiunim.

Por administrata Trump vendosi Huawei dhe 114 bashkëpunëtorët e saj në Listën e saj të Entiteteve në maj 2019, që do të thoshte që firmat amerikane nuk mund t’i shesin teknologji kompanisë kineze pa miratimin e qartë të qeverisë amerikane.

Kjo gjithashtu nënkuptonte që Google u ndalua të bënte biznes me Huawei, duke parandaluar Huawei nga marrja e një licence të Android dhe mbajtjen e aplikacioneve të Google në pajisjet Huawei.

Në maj, Departamenti i Tregtisë i SHBA lëshoi një rregull të ndryshuar të eksportit për të bllokuar dërgesat e gjysmëpërçuesve në Huawei.

Ende nuk duhet kur do të shfaqen pajisjet e reja të kompanisë, përkatësisht Mate 40, por thashethemet sugjerojnë që Huawei do të prezantojë edicionet e reja të Mate 40 dhe Mate 40 Pro së shpejti.

Mate 40 Pro pritet të ketë një ekran 6.7-inç, me Mate 40 që vjen në 6.5 inç. Android Authority thotë se pajisjet mund të kenë çmim midis 1,200 dhe 1,300 €.