LAJMI I FUNDIT:

Huawei lë pas Samsungun sa i përket shitjeve

Huawei lë pas Samsungun sa i përket shitjeve

Huawei është bërë kompania më e madhe sa i përket shitjes së telefonave të mençur, në tremujorin e parë të këtij viti, thuhet në raportin e Canalys.

Siç raporton CNBC, shumica e shitjeve janë realizuar në Kinë, pasi që biznesi në rrafshin ndërkombëtar ka pësuar humbje të mëdha si pasojë e sanksioneve të vëna nga SHBA-të, transmeton Telegrafi.

Gjiganti kinez ka arritur të shet 55.8 milionë pajisje, ndërkohë në vendin e dytë është renditur Samsung me 53.7 milionë. Kjo është hera e parë që Huawei arrin të ngjitet në krye të kësaj liste, edhe pse prej vitesh synonte të arrinte një gjë të tillë.

Por analistët janë skeptikë lidhur me këto të dhëna, kjo për faktin që Huawei në tregun ndërkombëtar ka pësuar rënie pasi është goditur rëndë si pasojë që SHBA-të i kanë vënë sanksione Kinës dhe kompanisë në fjalë.

Huawei i ka shitur 70 për qind të telefonave të mençur “në vendlindje” – Kinë gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Ndërkohë shitjet në rrafshin ndërkombëtarë kanë pësuar rënie për 27 për qind. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori