LAJMI I FUNDIT:

Huawei lanson syzet e zgjuara, në bashkëpunim me Gentle Monster

Huawei lanson syzet e zgjuara, në bashkëpunim me Gentle Monster

Gjatë lansimit të serisë së tyre P30, Huawei njoftoi se ka bashkëpunuar me markën koreane të syzeve optike “Gentle Monster” për të zhvilluar syze të reja të zgjuara, të parashikuara si një alternativë ndaj kufjeve pa tela për marrjen e thirrjeve dhe detyrave të tjera.

Ndërsa produkti në thelb punon si syze të zgjuara, është thënë gjithashtu se ka kombinuar modën dhe teknologjinë.


Pajisja ka një dizajn kompakt dhe minimalist që anashkalon butonat, duke i lejuar përdoruesit të prekë vetëm dorezën e syzeve për të pranuar një telefonatë, për shembull.

Gjithashtu përfshin mikrofona të dyfishtë për të ndihmuar në zvogëlimin e zhurmës, të ndihmuar nga inteligjenca artificiale që Huawei pretendon se mund ta bëjë zërin tuaj të qartë edhe në turmë.

Të gjithë komponentët elektronike të syzeve janë të instaluara brenda dorezave duke përfshirë dy antenat, mikrofonin e dyfishtë, procesorin, modulin e ngarkimit, altoparlantin dhe baterinë.

Folësit e dyfishtë gjysmë të hapur janë pozicionuar për të minimizuar rrjedhjen e zërit, duke siguruar një përvojë stereo si në studio, sipas Huawei.

Kompania kineze nuk ka deklaruar se sa do të kushtojnë syzet e reja. Megjithatë, produkti pritet të jetë i gatshëm për treg në korrik të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Kalo në kategori