LAJMI I FUNDIT:

Huawei kinez shënon rënie të të hyrave, sanksionet amerikane shkatërruan shitjet e telefonave të mençur

Huawei kinez shënon rënie të të hyrave, sanksionet amerikane shkatërruan shitjet e telefonave të mençur

Kompania kineze e teknologjisë Huawei njofton se të hyrat e saj ranë në tremujorin e parë të vitit 2021.

Shitjet ranë me 16.5 për qind krahasuar me një vit më parë, për shkak të uljes së të ardhurave për njësinë e saj të konsumatorit.


Huawei po përpiqet të ruaj pjesën e saj botërore të tregut pas sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, të cilat shkatërruan shitjet e saj të telefonave të mençur, dikur ndër më të lartat në botë.

Washingtoni e kishte vendosur në listën e zezë kompaninë, pasi sipas tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe mund të lehtësojë spiunazhin kinez.

Huawei kinez dobësohet nën presionin tregtar amerikan
Lexo po ashtu Huawei kinez dobësohet nën presionin tregtar amerikan

Sanksionet ndalojnë qasjen në çipa dhe shërbime të procesorëve në SHBA, përfshirë Google dhe aplikacione të tjera të njohura.

Huawei raportoi më herët rritjen e shitjeve të telefonave të saj, pajisjeve të rrjetit dhe teknologjisë tjetër me 3.8 për qind në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë, por kjo rritje ishte më e ulët për 19.1 për qind krahasuar me vitin 2019. /Telegrafi/