LAJMI I FUNDIT:

HTC shet mbi 140,000 njësi të Vive VR

HTC shet mbi 140,000 njësi të Vive VR

Më 1 mars, HTC ka filluar të jap para-porosi për pajisjen e tyre të realitetit virtual, HTC Vive VR. Brenda 10 minutave, 15,000 njësi u rezervuan.

Në vlerë të parave kjo rezulton të jetë 12 milionë dollarë. Prej atëherë, suksesi ka qenë në rritje.


Pajisja është lansuar më 5 prill dhe është shitur në më shumë se 140,000 njësi, ka bërë të ditur presidenti i HTC, Chialin Chang. Lajmi është bërë i ditur në një thirrje konferenciale mes HTC dhe investitorëve të saj.

Chang ka deklaruar më pas se secili HTC Vive i shitur ka shtuar profitin e kompanisë. Një thashethem i muajit të kaluar ka spekuluar se HTC ka shitur 140,000 njësi të Vive.

Më pas, Chang kishte folur mbi këtë spekulim dhe deklaroi se totali i shitjeve aktuale ishte edhe më i lartë. Megjithatë, ai ka refuzuar të jap shifrën konkrete.

Vive ka një çmim prej 800 dollarëve. Nëse çdo njësi është shitur me këtë vlerë, kompania ka mbledhur rreth 112 milionë dollarë duke shitur produktin.

Në janar, bashkëthemeluesi i HTC, Cher Wang, kishte deklaruar se kompania është duke u tërhjekur nga biznesi i telefonave për t’u fokusuar në pajisjet e realitetit virtual.

 

Në trend Teknologji

Më shumë
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
Google Translate tani përkthen edhe tekstet nga fotografitë

Google Translate tani përkthen edhe tekstet nga fotografitë

Teknologji
Microsoft kërkon 'individë të jashtëzakonshëm' për të punuar në qendrën e re me Al

Microsoft kërkon 'individë të jashtëzakonshëm' për të punuar në qendrën e re me Al

Teknologji
Kalo në kategori