Dhjetëra sulme ajrore dhe tokësore të organizuara nga regjimi sirian i Bashar al-Assadit dhe Rusia në Idlib të Sirisë në 11 muajt e fundit përbëjnë “shkelje e ligjeve të luftës”, tregoi një hulumtim i organizatës së të drejtave të njeriut Human Rights Watch (HRW), transmeton Anadolu Agency.
Raporti i HRW-së konfirmoi 46 sulme tokësore dhe ajrore që dëmtuan drejtpërdrejt ose tërthorazi objektet civile dhe infrastrukturën në Idlib në kundërshtim me ligjin humanitar ndërkombëtar, ose ligjet e luftës.
Regjimi sirian dhe Rusia përdorën municione thërrmuese, armë zjarrvënëse dhe bomba të improvizuara fuçi në zonat e populluara në të cilat të paktën 1.600 civilë u vranë, detyruan zhvendosjen e rreth 1,4 milion njerëzve dhe shkatërruan ose dëmtuan infrastrukturën civile.
“Këto sulme përfaqësojnë vetëm një pjesë të sulmeve totale gjatë asaj kohe në Idlib dhe zonat përreth”, tha HRW.
“Këto flasin për shkelje të përsëritura të ligjeve të luftës që ishin krime të dukshme të luftës dhe mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit”, shtoi organizata.
Sulmet “dëmtuan seriozisht” të drejtat e sirianëve për shëndet, arsim dhe një standard të përshtatshëm të jetesës, theksohet më tej.
HRW tha se nuk ka gjetur prova të armëve, pajisjeve ose personelit ushtarak të opozitës në afërsi në kohën e sulmeve.
“Shumica dërrmuese e sulmeve të dokumentuara ndodhën larg luftimeve aktive midis forcave të qeverisë siriane dhe grupeve të armatosura antiqeveritare”, tha organizata, duke shtuar se ato ndodhën kryesisht në zonat e populluara pa paralajmërim paraprak.
Regjimi sirian dhe Rusia, nga ana e tyre, kanë thënë se ofensiva në Idlib ishte përgjigje kundër sulmeve të përsëritura ndaj forcave nga grupe të armatosura antiqeveritare dhe një përpjekje për të luftuar “terrorizmin”.
Hulumtimi gjithashtu vuri në dukje se pas armëpushimit në mars pas bisedimeve midis Rusisë dhe Turqisë, regjimi sirian “rimori kontrollin e gati gjysmës së territorit në Idlib dhe përreth tij, duke përfshirë qindra qyteza dhe fshatra që ishin kryesisht të shpopulluara pasi banorët e tyre ishin larguar gjatë ofensivës”.
Siria është shkatërruar nga një luftë e ashpër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit shtypi me dhunë protestuesit prodemokratikë.
Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se dhjetë milionë janë zhvendosur, sipas vlerësimeve të OKB-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët
Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar
Kur dhe si Izraeli do ta godasë Iranin?
Presidenti amerikan me deklaratë për njëvjetorin e luftës në Gaza
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz
Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës