LAJMI I FUNDIT:

“Hoxhallarë rusë në Kosovë”, Goga sfidon Demajn: Na sill një emër të vetëm kur rusi ka kryer shërbime fetare te ne

“Hoxhallarë rusë në Kosovë”, Goga sfidon Demajn: Na sill një emër të vetëm kur rusi ka kryer shërbime fetare te ne

Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga është shprehur i zhgënjyer nga deklaratat e historianit Frashër Demaj për “hoxhallarë rusë” në Kosovë në një periudhe të caktuar kohore para lufte.

Goga në RTV Dukagjini thotë se ky pretendim ka qenë një fyerje e madhe për myslimanët në Kosovë.


“Jam habitur nga profesori Frashër Demaj. Nuk e di a ishte me komedi, por nëse reagimi i tij ka qenë i sinqertë më vjen keq që ka mungesë bazike të informacionit për një të pavërtetë që e plason”.

“Po përfitojë nga rasti t’i ftojë Frashër Demajn dhe shokët e tij për temën në fjalë. Ai kurrë nuk do t’ia dalë që të na sjellë një emër të vetëm, emër të përveçshëm me datë dhe me vit e me xhami, se kinse ndonjë hoxhë rus ka kryer shërbime fetare në ndonjë xhami të Kosovës. Ky është ofendim i madh që Frashër Demaj po u bënë babagjyshërve tanë. Ata nuk kanë qenë të padijshëm. Nuk kanë pasur mastera dhe doktoratura por kanë qenë mjaft të mençur”, ka deklaruar Goga.

Imami Goga: U befasova për të mirë nga gjenerata e re e politikanëve, nuk janë inferiorë ndaj fesë sikurse paraardhësit e tyre
Lexo po ashtu Imami Goga: U befasova për të mirë nga gjenerata e re e politikanëve, nuk janë inferiorë ndaj fesë sikurse paraardhësit e tyre

“Po të themi se ka pasur një hoxhë të vetëm rus, kjo i bie që babagjyshat tanë kanë qenë aq naiv sa që rusi i ka varrosur familjarët tanë, në raste gëzimi rusi i ka pagëzuar me emër, kjo është e papranueshme”.

Goga thotë se nuk e merr të drejtën të thotë se nuk ka mundur të ketë ndonjë hoxhë që ka qenë i ndikuar nga politika ruse.

“Pas këtyre shpifjeve jemi duke tubuar emrat e të gjithë hoxhallarëve që kanë shërbyer në xhamitë e komunave të regjionit të Pejës që nga vitet e largëta. Kemi evidentuar hoxhallarë shumë patriotë”, ka deklaruar Goga./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori