LAJMI I FUNDIT:

Imami Goga: U befasova për të mirë nga gjenerata e re e politikanëve, nuk janë inferiorë ndaj fesë sikurse paraardhësit e tyre

Imami Goga: U befasova për të mirë nga gjenerata e re e politikanëve, nuk janë inferiorë ndaj fesë sikurse paraardhësit e tyre

Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga është shprehur i kënaqur me urimet që personalitetet politike të Kosovës kanë bërë për fillimin e Muajit të Ramazanit.

Goga në RTV Dukagjini ka thënë se gjenerata e re e politikanëve “janë çliruar” nga kompleksiteti i të qenit mysliman.


“Më erdhi befasi shumë e këndshme pasi kam pasur rastin të lexojë shumë mesazhe urimi nga njerëzit e partive politike dhe njerëzve që kanë ndikim në sferën publike. Kjo mu duk si një ndjenjë çlirimi nga inferioriteti. Një pjesë e jona e klasës politike është e kompleksuar për të treguar identitetin e tyre fetarë”.

“Gjenerata e re e politikanëve për fat të mirë janë më pak inferiorë ndaj kësaj dukurie. Mirëpo nuk duhet të ketë kalkulime të tilla dhe asnjëherë nuk duhet të hamendemi me identitetin tonë fetarë. Edhe para se të çlirohemi bota e ka situr se kush jemi ne, sa jemi fetarë, sa xhamia ka në Kosovë”.

Imami Enes Goga: Nëse kamarieri shërben alkool gjatë Ramazanit, nuk e prish agjërimin
Lexo po ashtu Imami Enes Goga: Nëse kamarieri shërben alkool gjatë Ramazanit, nuk e prish agjërimin

Goga thotë të shkuarit në xhamia po kishë është vlerë dhe sipas tij nuk ka pse politikanët të kompleksohen.

“Unë habitem kur nuk i shohë politikanët tanë në xhami për Bajram. Kur dikush shkon në xhami apo kishë ajo është vlerë. Nëse e marrim shembull SHBA-në, presidenti i Amerikës në ditën e parë shkon në kishë, ajo është vlerë”, ka deklaruar Goga./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori