LAJMI I FUNDIT:

Imami Enes Goga: Nëse kamarieri shërben alkool gjatë Ramazanit, nuk e prish agjërimin

Imami Enes Goga: Nëse kamarieri shërben alkool gjatë Ramazanit, nuk e prish agjërimin

Në ditën e parë të muajit të shenjtë të myslimanëve, në “Debat Plus”, është ftuar kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga.

Imami Goga, ka folur në detaje për disa nga rregullat e muajit të Ramazanit, që lidhen me agjërimin.


Goga ka treguar se çfarë e prishë dhe çfarë jo agjërimin e besimtarëve.

Disa nga rregullat që ai i përmendi gjenden më poshtë:

“Përdorimi i ushqimit dhe pijes e prish agjërimin, çdo gjë që depërton në lukth, nuk është fjala vetëm për ushqimin dhe pijet, njerëzit mund të konsumojnë edhe ilaçe, çdo gjë që depërton në lukth e prish. Të vjellurit qëllimshëm e prish agjërimin. Ka njerëz që për shkak të ndryshimit të kohës së ushqimit mund të kenë shqetësime të vogla, por nëse vjellja nuk shkaktohet qëllimshëm dhe është e vogël nuk prishet agjërimi, kurse qëllimisht prishet”, ka deklaruar Goga në RTV Dukagjini.

“Nëse kemi gjakderdhje të madhe, e prish agjërimin, përjashtim bën nëse jemi të detyruar të japim gjak për shkak të analizave. Injeksionet nuk e prishin agjërimin, infuzioni për shkak se është ushqim ajo e prish agjërimin. Përdorimi i preparateve që kanë problem me frymëmarrje nuk e prishin agjërimin, apo përdorimi i inhalimit nuk e prish agjërimin. Vendosja e pikave, në sy, vesh apo hundë… nëse jemi të sigurt se përdorimi i pikave nuk depërton në lukth lejohet përdorimi”, tha Goga.

“Nuk prishet agjërimi nëse shkohet te stomatologu, është mirë me mënjanu gjatë ditës dhe preferohet të shkojmë pas iftarit. Nëse bëjmë tush gjatë ditës, është në rregull, marrim abdes etj.”

Goga ka thënë se madje as shërbimi i alkoolit nëse e ke profesion nuk e prish agjërimin.

“Nëse eventualisht dikush e ka një profesion të tillë ku punon kamarier dhe ai detyrohet të shërbejë gjëra të ndaluara, si alkooli, agjërimi është i tij është në rregull, nuk prishet. Kjo punë me alkool nuk është në rregull, por agjërimi nuk prishet”, vijoi Goga.

Ai tha se agjërimi obligohet te çdo mashkull dhe vajzë kur fillon mosha e pjekurisë, nëse ekziston shëndeti i plotë dhe rrethanat që e mundësojnë një gjë të tillë.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori