LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

Ish-kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka vizituar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin Kadri Veseli.

Hoxhaj ka thënë se Thaçi dhe Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku dhe nuk i ka parë asnjëherë më parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë.


Tutje tha se triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Vizitën në Hagë Hoxhaj e bëri bashkë me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetarin Kujtim Gashi dhe Nehat Elshanin, njofton Telegrafi.