Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar për 22 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

Hoxhaj në një postim në Facebook shkruan se po bëhen 22 vjet prej Ditës së Madhe kur çizmet e trimave të UÇK-së, pas muajsh të tërë lufte, shkelën në Prishtinë për ta çliruar përjetësisht nga robëria e frika.

“22 vjet prej Ditës së Madhe kur çizmet e trimave të UÇK-së, pas muajsh të tërë lufte, shkelën në Prishtinë për ta çliruar përjetësisht nga robëria e frika. Lavdi të gjithë atyre heronjve që nuk kursyen as më të shtrenjtën jetën e tyre për këtë ditë. Urime Dita e Lirisë, Prishtinë”, shkruan ai. /Telegrafi/