LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Të gjithë ata që veprojnë kundër ligjeve të Kosovës do të dënohen

Hoxhaj: Të gjithë ata që veprojnë kundër ligjeve të Kosovës do të dënohen

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë që aksioni i sotëm i zhvilluar nga Policia e Kosovës ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe rendin kushtetues në Kosovë.

Hoxhaj theksoi se Kosova është e përkushtuar që të krijojë mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, ndërsa rendi kushtetues është prioritet i vendit tonë.

“Operacioni i sotëm i Policisë së Kosovës dëshmon përkushtimin e Kosovës për sundim të ligjit, rend kushtetues dhe kundër krimit të organizuar. Të gjithë ata që veprojnë kundër ligjeve të Kosovës do të dalin para drejtësisë dhe do të dënohen. Ambienti i sigurt për të gjithë qytetarët tanë është top prioritet. Duke i përgëzuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për profesionalizmin e treguar, shpreh solidaritetin për policët që morën lëndime gjatë operacionit dhe u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Hoxhaj.