LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon homologun slloven, pajtohen për agjendë të përbashkët ekonomike

Hoxhaj takon homologun slloven, pajtohen për agjendë të përbashkët ekonomike

Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Sllovenisë, Karl Erjavec, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj  po qëndron në Bled të Sllovenisë për të marr pjesë në Forumin e Bledit,  dhe para fillimit të Forumit të  Bledit, Hoxhaj ka zhvilluar edhe një takim bilateral.

Ky takim shërbeu për të konfirmuar marrëdhëniet e fuqishme politike dhe ekonomike mes dy vendeve, si dhe për të avancuar agjendën e re në fushat e interesit dypalësh.


unnamed (4)

Hoxhaj, falënderoi homologun e tij për mbështetjen dhënë Kosovës dhe qartësinë e politikës së jashtme të Sllovenisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe në koordinim të agjendës multilaterale me Kosovën.

“Sllovenia mbetet një partner shumë i rëndësishëm për Kosovën si në aspektin  politik ashtu edhe në atë ekonomik. Mbështetja e Sllovenisë në shumë procese e veçmas në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe në koordinimin e agjendës multilaterale me Kosovën. Bashkëbiseduam dhe u dakorduam për të avancuar aktivitetet ekonomike mes dy vendeve në pjesën e dytë të të vitit 2016 dhe për vitin 2017” ka thënë Hoxhaj.

unnamed (5)

Ministri Hoxhaj, e njoftoi homologun e tij edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe perspektivën e saj euroatlantike, veçmas për nevojën përkrahjes nga Lubljana për liberalizimin e vizave dhe qasjen në programet e BE-së.

Sllovenia mbetet një ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë me afro 300 milion euro investime në fushën e telekomit, industrisë së naftës dhe teknologjisë.

Ministri Hoxhaj nesër do të mbaj një ligjëratë në panelin e ministrave të Jashtëm të Forumit Strategjik të Bledit./Telegrafi/