LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Do ta kthejmë besimin te qytetarët me Veselin kryeministër dhe Ismailin kryetar të Prishtinës

Hoxhaj: Do ta kthejmë besimin te qytetarët me Veselin kryeministër dhe Ismailin kryetar të Prishtinës

Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Prishtinës të Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, tha se kryeqytetit po i vie një gjeneratë e re e politikanëve dhe një mendësi e re që, sipas Hoxhajt, do e ndryshon kryeqytetin.

“Politika fillon me ekip dhe dua ta falënderoj secilin prej jush për punën që e keni bërë gjatë 6 muajve të fundit. Kemi qenë së bashku në degë e fshatra të ndryshme. Kemi pasë 130 takime para përgatitore dhe 70 kuvende nëndegësh dhe mendoj që kemi pasë një proces zgjedhor jashtëzakonisht të mirë.  Porcesi për neve në Prishtinë nuk ka qenë një proces teknik nuk kemi dashtë me pasë zgjedhje që teknikisht e mbyllin kuvendin zgjedhor në Prishtinë. Kryeqytetit tonë po i vjen një gjeneratë e re e politikanëve dhe një mendësi e re që do e ndryshon kryeqytetin tonë”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj shtoi se Prishtinës nuk i kanë dhënë asgjë udhëheqësit e deritashëm, sipas tij Prishtinën sot e karakterizojnë, ajri i ndotur dhe trafiku i dendur.

“Prishtina i ka dhënë shumë Kosovës dhe nga një kryeqytet i një etniteti jugosllav jemi bërë kryeqyteti më i ri në hartën e botës por politikanët që kanë uhdhëhequr me Prishtinën, asnjë nuk i kanë dhënë Prishtinës asgjë deri më tash. Ajri i ndotur dhe trafiku i dendur janë disa nga ato që e karakterizojnë Prishtinën sot”, tha Hoxhaj, raporton Ekonomia Online.

Hoxhaj u shpreh se PDK-ja do ta rikthejë besimin e humbur tek qytetarët vetëm atëherë kur rolin e kryeministrit e merr Kadri Veseli dhe rolin e të parit të Prishtinës ta merr, Uran Islamili.

“Evropa edhe më tutje e izolon Kosovën por ajo që është e re është që po mbyllemi edhe më shumë me vetën tonë. Shumë më pak qytetarët dhe Evropa i besojnë Kosovës. Vetëm PDK-ja do ta rikthejë besimin në shtet dhe këtë e rikthejmë kur Kadri Veselin ta bëjmë kryeministër dhe Uran Ismailin ta bëjmë kryetar të Prishtinës. Dekada e Re përmbyllet kur e udhëheqim qeverinë siç e kemi udhëheqë deri në 2014-tën.

…Në zgjedhjet e brendshme të partisë ne duam që PDK-në ta bëjmë më profesionale dhe gara e brendshme është e rëndësishme. Jemi këtu të përcaktojmë qëllime të reja dhe të përmbushim pritje të reja. Duam ta forcojmë demokracinë e brendshme partiake. Duam të kemi sjellje kolegjiale në udhëheqejn  e strukturave të partise dhe duam që ndryshimi i partisë mos të jetë vetëqëllim por ti shërbejë ndryshimit të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Ish-kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, tha se shpreson se kryetari i ardhshëm i kësaj dege të bëhet edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, pasi që aktualisht kryeqyteti është lënë anash me kryetarin e saj aktual.

“Momentumi kur sot po mbahen zgjedhjet në PDK është i rëndësishëm si për vet degën e PDK-së po ashtu edhe për qytetarët në qytetin e Prishtinës”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori