Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar ambasadorët e vendeve të Quntit në Kosovë, ambasadorin amerikan, Greg Delaëie, të Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, të Gjermanisë, Angelika Viets, të Francës, Maryse Daviet dhe të Italisë, Piero Sardi.
Në këtë takim, të parin që pas emërimit të Hoxhajt ministër i Jashtëm, është diskutuar për prioritet e politikës së jashtme të Kosovës dhe veçmas përkushtimin e ministrit Hoxhaj për koordinim të ngushtë me të gjitha shtetet partnere amerikane dhe evropiane në agjendën ndërkombëtare.
Hoxhaj i ka siguruar ambasadorët se në mesin e prioriteteve kryesore është vendosmëria për të përdorur politikën e jashtme të Kosovës jo vetëm për të zgjeruar dhe ushtruar sovranitetin por edhe për qëllime të politikës së brendshme sikurse janë rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Si ministër i Jashtëm jam shumë i përkushtuar dhe mbetem i vendosur për të koordinuar ngushtë agjendën e Kosovës në politikën e jashtme me shtetet mike dhe partnere ndërkombëtare. Kjo do të ndodhë në baza ditore dhe në mënyrë strategjike për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare në 2016-2017, procesin e njohjeve dhe deri tek rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë. Në këtë mandat do të përkushtohem veçmas për të përdorur politikën e jashtme për qëllime të brendshme sikurse është agjenda ekonomike” i ka siguruar Hoxhaj në takim ambasadorët.
Me këtë rast ministri e ka vlerësuar një fazë të re për Kosovën në raport me NATO-në Samitin e kësaj të fundit në Varshavë dhe deklaratën përfundimtare në të cilën shprehimisht theksohet vullneti për t’i avancuar raportet mes NATO-së dhe Kosovës nga dhjetori i këtij viti.
Ministri Hoxhaj i ka informuar ambasadorët për Samitin e Parisit, si një e arritur e theksuar me ç’rast Kosova ka përfituar një projekt, nga tre të vetëm sa janë financuar. Në takim ministri dhe ambasadori italian u dakorduan që të ketë një koordinim edhe më të ngushtë për projektet e ardhshme pasi Italia është organizatore e radhës vitin që vjen. Fare në fund, mes zhvillimeve të tjera politike, Hoxhaj i ka informuar ambasadorët edhe për dialogun me Serbinë dhe nevojën për implementimin e marrëveshjeve të mbetura. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës