LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Reformat në arsim gjithmonë kanë ardhur nga PDK

Hoxhaj: Reformat në arsim gjithmonë kanë ardhur nga PDK

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi ka thënë se 1 tetori gjithmonë është shoqëruar me vendime të mëdha nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se reformat në arsim gjithmonë kanë ardhur nga PDK dhe me këtë ka përmendur disa nga të rriturat e PDK-së në sistemin e arsimit në Kosovë.

Ky është shkrimi i Enver Hoxhajt:

“1 tetori gjithmonë është shoqëruar me vendime të mëdha nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës. Gjatë kohës sa isha ministër i Arsimit, kemi rritur në 150 mijë numrin e studentëve dhe me këtë kemi arritur synimin për përfshirjen sa më të madhe të studentëve në arsimin e lartë. Pasi kemi ndërtuar edhe mekanizmat për sigurimin e cilësisë, kemi rritur edhe pagat e profesorëve 100% dhe kemi ulur 50% shumën e pagesës për semestër dhe çmimin për konvikte për studentë, si dhe kemi rritur numrin e bursistëve.

Të gjitha reformat në arsim kanë ardhur nga qeverisja e PDK-së. Hap tepër i rëndësishëm është edhe krijimi i strukturave për zhvillimin e cilësisë dhe integrimi në rrjetin ndërkombëtar.

Por para nesh janë edhe shumë punë të tjera të mëdha për të arritur një arsim sa më cilësor. Me qeverisjen e ardhshme, PDK do të vazhdojë të marrë vendime të mëdha dhe të përmbush synimin e saj për ngritjen e arsimit në nivel evropian! #EnverHoxhaj4 #PDK112″./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori