LAJMI I FUNDIT:

​Hoxhaj për zgjedhjet në Mal të Zi: Fitoi versioni serbo-rus

​Hoxhaj për zgjedhjet në Mal të Zi: Fitoi versioni serbo-rus

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar zgjedhjet e djeshme presidenciale në Mal të Zi, për çka ka thënë se me humbjen e ish-presidentit, Milo Gjukanoviq ka fituar versioni i Serbisë së madhe dhe ai i botës ruse.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë të Kuvendit, Hoxhaj tha se ajo çka ka ndodhur në Mal të Zi është një fazë e re e politikës rajonale.


“Ajo çka ka ndodhur në Mal të Zi është një fazë e re e politikës rajonale, ku nuk ka dyshim se ka fituar versioni i Serbisë së madhe dhe botës serbe dhe ruse. Tash pritet të shihet si do të sillet presidenti dhe qeveria e re… Zgjedhjet e djeshme ishin fundi i një ere, një epoke dhe fundi i një bashkëpunimi të cilin ne e kemi pasur me presidentin Gjukanoviq dhe ekipet e tij qeverisëse në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai ka folur edhe sa i përket nisjes së procesit gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, kjo fazë është e dhimbshme për Kosovën, por u shpreh i sigurt se në fund të procesit ish-krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtarë nga Haga.

“Kjo është një fazë e re për Kosovën, një fazë e vështirë plot dhimbje, por edhe një fazë e padrejtë të një procesi gjyqësor, në të cilën ne jemi të sigurt se do të përmbyllet me një drejtësi të re. Pasi do të kthehen të gjithë fitimtarë dhe faqebardhë në një proces të tillë. Të gjithë krerët e UÇK-së janë heronj të luftës dhe heronj të paqes”, tha ai për kp.

Për zgjedhjet në Mal të Zi është deklaruar edhe deputeti Haxhi Avdyli, i cili ka thënë se pas rënies së Gjukanoviqit në Mal të Zi, e vetmja pengesë për krijimin e botës serbe, mbetet Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori