LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj për Fitër Bajram në familjen e Thaçit

Hoxhaj për Fitër Bajram në familjen e Thaçit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, që është edhe deputet i PDK-së, të hënën ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë.

Në festën e Fitër Bajramit, Hoxhaj ka uruar Haxhi Thaçin në Burojë.


Ai tha se e falënderoi babain e Thaçit që edukoi dhe mësoi një personalitet të madh për kombin shqiptar.

“Dihet se prindërit janë mësuesit e parë të fëmijës e shtëpia është tempulli i familjes. Ky rol, si askujt më shumë, i shkon Bacës Haxhi, babait të Presidentit Hashim Thaçi dhe odës së familjes së tij”.

“Bacën Haxhi e urova për Festën e Bajramit dhe e falënderova që edukoi e mësoi një personalitet të madh për kombin shqiptar, i cili padrejtësisht nuk ndodhet as pranë prindërve, as pranë familjes, në këtë ditë feste, por që shumë shpejtë do të kthehet edhe më i fortë pranë tyre dhe Kosovës!” ka shkruar Hoxhaj, njofton Telegrafi.