Hoxhaj nga Ferizaj: Rritje e pagave deri në 30 për qind për mjekë, barna falas dhe sigurim shëndetësor për qytetarët

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se në qeverisjen e tij për një familje do të ketë nga një mjek dhe do të jepen barnat falas.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, PDK në qeveri do të sigurojë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike.
Hoxhaj, gjithashtu shkroi se menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e mirëpritën planin e PDK-së për rimëkëmbje, me të cilin tha se parashihet edhe rritje e pagave në 30 për qind për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































